Rozë

Përplasja Kiara-Arbana, reagon sërish kjo e fundit

Diskutimi mbrëmshëm për vajzat që vijnë nga “Përputhen” në Big Brother vazhdon të përcillet me debate edhe një ditë pas spektaktlit.

Ka qenë Luizi që e nisi këtë debat, duke e akuzuar Efin se vjen nga “Përputhen” dhe madje ai u shpreh se ajo nuk është një person që dikush të jetë krenar ta kishte motër.

Ishte moderatorja Arbana që reagoi menjëherë ndaj deklarimeve të Luizit, duke ia kujtuar skenat poshtë jorganit me Kiarën.

“Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata”, ishin fjalët e Arbanës.

Kjo deklaratë bëri namin në rrjet. Shumë persona mbështetën Luizin e madje ia rikujtuan një deklaratë që dikur Arbana e kishte dhënë kundër emisionit “Përputhen”, por kishte të shumtë që kritikuan Luizin për një deklarim të tillë.

Pos sqarimit të dhënë në studio, duket se reagimet e mëtutjeshme për këtë temë shtynë Arbanën të jepte edhe një sqarim në profilin e saj në Instagram.

“Edhe njëherë tjetër dua të saktësoj përgjigje time në lidhje me deklaratat e Luizit për vajzat e Përputhen. Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si BB apo Përputhen ka një lincim publik 10 fish më të madh se një djalë. Këtë po e diskutoja edhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur mësova se vëllait të saj i dërgonin mesazhe të tipit shikojë motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit. Nuk e bën një vajzë me turp fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndaj historinë e sa të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzis as vëllain e Efit, dhe as atë të Kiarës e të asnjë vazje tjetër të këtij vendi duke predikuar moral. Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po lincohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë BB e tyre si duan ato. Lincimi jashtë është mëse i tepërt, aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”, ka shkruar Arbana

/Shqip.com