Lajme

Përplasen Ardian Gola dhe Eliza Hoxha në Komisionin për Arsim: Ti s’mundesh me ma ndalu me folë

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka ndodhur një përplasje mes kryetarit të këtij Komisioni, Ardian Gola dhe deputetes nga Partia Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha.

Përplasja nisi pasi Gola nuk ia dha fjalën deputetes Hoxha me arsyetimin se deputetja po e konsumon kohën.

“Po e konsumoni kohën. Ti duhesh me respektu rendin se unë e vendos. Me shpalos tërë këtë destruktivitet është shumë zhgënjyese. Unë nuk lejoj këtë formë çfarë e pamë nga deputetja Hoxha dhe shpreh keqardhje për këtë incident dhe vlerësojmë përkushtimin që keni me arsimin e lartë që e keni bërë të pamundshëm të respektoni kufijtë ligjor për sistemin e arsimit”, tha Gola.

Ndërsa deputetja e PDK-së, iu kundërpërgjigj, duke i thënë se ishte duke folur për ligj dhe se fjalën, nuk mund të ia ndaloj.

“E konsumoj edhe mire, ju duhet me qenë të ndershëm. Për ligj po flas. nuk mundesh me ma ndalu me fol. Jam tu fol për ligj. Isha shumë dashamirëse mos përhapni deziformata. E konsumoj sa të dua kohën. Nuk jeni të më tregoni ku jam unë. Unë iu referova ligjit. Vazhdoje vet takimin. Vazhdoni ju pa opozitën”, u shpreh Hoxha teksa la mbledhjen.

Atë e mbështeti edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi e cila poashtu e la mbledhjen.

“Kjo është arroganca e numrave”- iu drejtua Golës./Shqip.com