Lajme

Përparim Rama: Biblioteka Kombëtare – aryseja që i hyra profesionit

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama

Kandidiati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, thotë se Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, është bërë shkak që ai i ka hyrë profesionit të tij – arkitekturës, transmeton Shqip.com.

Ai thotë se pas udhëtimeve të tij të shumta nëpër botë, e ka parë që ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare ka një karakter unik dhe e prezanton Prishtinën si një ikonë.

“Kam jetuar në Ulpianë, dhe si i vogël kam ardhur këtu me shokët dhe kemi luajtur këtu si fëmijë e kemi shëtitur me biçikleta. Pra ka qenë një pjesë e jetës sime si i vogël. Më ka stimuluar mënyrën e të menduarit sepse e kam parë si një arkitekturë krejt të ndryshme prej çfarëdo tjetër”, ka thënë ai në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Megjithatë Rama deklaroi se kjo ndërtesë duhet mirëmbajtur dhe kujdesur më shumë për të, e sidomos hapësira përreth saj, sepse siç tha, ikonat e qytetit tonë duhet të trajtohen edhe më mirë.

“Është prej vitit 1982 dhe mirëmbajtja e saj nuk është në nivelin që e meriton. Nuk e çmojmë trashëgiminë tonë kulturore, historike e arkitektonike dhe për atë gjërat shëmtohen dhe nuk shfrytëzohen”. /Shqip.com