Përparim Osmani i bashkohet 2 Korrikut
Publikuar:
(06.08.2022 22:30:39)

Përparim Osmani është rikthyer në kryeqytet.
Por, kësaj rradhe do t’i mbrojë ngjyrat e 2 Korrikut.
34 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë – ka përovjë të madhe në supe dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për këtë skuadër.
Pas prezantimit zyrtar ai tha ndër të tjera se “vetëm punë na duhet, fjalë aspak. Po them kështu sepse në futboll, në momentin që angazhohesh, nuk ka dilemë se a i arrin apo jo qëllimet”.

2 korriku e mbylli sezonën e kaluar në vendin e katërt – në Ligën e Parë, Grupi B.
Në total – arkëtoi 11 fitore, barazoi gjashtë herë dhe u mposht dhjetë herë./Shqip.com