Lajme

Përmirësohet gjendja me ujë të pijshëm

Aktualisht, pothuajse në të gjitha njësitë e KRU-ve vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe gjendja dukshëm është përmirësuar pas reshjeve të shiut ditëve të kaluara dhe rrjedhimisht ka stabilizim të situatës me furnizim dhe cilësi të ujit për pije, thuhet në njoftimin zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Tutje, sipas tyre, vlera e turbullirës është rikthyer në vlera parametrike brenda standardeve të parapara me UA 10/2022 për cilësi të ujit për konsum human.

Funksionalizimi në Impiantet e Trajtimit të ujit për pije (ITU) është rikthyer në kapacitet të plotë. Të gjitha mostrat e grumbulluara gjatë ditës së sotme i përgjigjen standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

/Shqip.com