Lajme

Përmbajtja e vendimit të KGJK-së për listën e shërbimeve esenciale

Në mbledhjen e 299-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) është miratuar lista e shërbimeve esenciale derisa Qeveria ta shfuqizojë vendimin që ua përgjysmon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përmbajtja e këtij vendimi konsiston në këto shërbime të cilat do të kryhen nga gjykatat në periudhën nga sot deri më 8 dhjetor 2022, shkruan Betimi për Drejtësi.

1.Të procedohen dhe mbahen seancat lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullime mendore,

2.Trajnimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme,

3.Ekzekutimi i vendimeve penale,

4.Çështjet e dhunës në familje (të gjitha fushat),

5.Çështjet e sigurimit të kërkesëpadisë (të gjitha fushat),

6.Përmbarimi i vendimeve për rastet e dorëzimit të fëmijës, realizimit të kontaktit dhe alimentacionit si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës.

7.Procedura për dërgimin e personave në rehabilitim (të gjitha fushat),

8.Të gjitha shërbimet administrative

/Shqip.com