Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një veterani, përfundon në QKUK
Publikuar:
(16.06.2022 13:55:46)
Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ishte duke protestuar pranë ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku Avdush Bajgora.
Bajgora tha se ai ka ardhur pa vetëdije në QKUK.
“Atij i ka humbur vetëdija. Pra, është sjell pa vetëdije. Jemi duke ia bërë ekzaminimet e nevojshme dhe do të shohim”- tha ai.
Theksojmë se protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie të mospërfshirjes në Projektligjin për pagën minimale.
Veteranët janë zotuar se do të qëndrojnë aty deri në realizmin e kërkesave të tyre./Shqip.com