Lajme

Përfundon takimi në mes Kurtit dhe policëve të lënduar në veri

Takimi i kryeministrit Albin Kurti me policët e lënduar

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit Albin Kurti dhe pesë policëve të lënduar në operacionin e zhvilluar mbrëmë në një fshat të Leposaviqit në veri të Kosovës.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Qeveria ka njoftuar se do të ketë edhe komunikatë për media.

Theksojmë se mbrëmjen e 16 korrikut, Policia është sulmuar nga disa persona në veri të vendit përderisa e kishin vrenjtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandë mallrash.

Lexo edhe:
Aksion kundër kontrabandës në Leposaviç, sulmohet Polici e Kosovës, lëndohen pesë zyrtarë policor

Gjatë tentimit të Policisë për ta ndaluar kamionin,, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.

Në këtë aksion janë lënduar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë marrë trajtim mjekësor si dhe është dëmtuar një veturë zyrtare./Shqip.com