Lajme

Përfundon Provimi i Maturës, pati edhe largime të nxënësve

Testi i Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës 2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë.

Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa.

KShM ka bërë të ditur se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve.

Ndër të tjera, KShM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.

Rezultatet e testit do të publikohen më 03.07.2023.

/Shqip.com