Sport Shqiptar

Përfundon pjesa e parë, lojë të “nxehta” në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria dhe Polonia janë duke barazuar pas përfundimit të pjesës së parë.

Kuqezinjët e patën kontrollën e kësaj ndeshje, por nuk arritën që të gjejnë rrugën për te goli, shkruan Shqip.com.

Përkundër posedimit të lartë të topit, skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja po ka probleme në krijim e rasteve të mira për shënim.

Ndërsa, në repartin defanziv janë duke e zhvilluar një ndeshje fenomenale dhe në këto minuta, Robert Lewandowski ka qenë i pavërejtur.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe personat duke marrë pjesë në sporte
Momente nga ndeshja, Shqipëri-Poloni

Ky barazim i konvenon më shumë Shqipërisë, pasi kanë një pikë më shumë se Polonia dhe vendi i dytë, ku gjendet momentalisht i dërgoj ata në “Play-Off” për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Një ndeshje interesante është duke u zhvilluar edhe në Prishtinë, ku Kosova dhe Gjeorgjia po barazojnë 1-1 pas 45 minutave lojë.

Ishin mysafirët që shënuan të parët, pas vetëm 11 minutave lojë, ndërsa autor ishte Okriashvili.

Kur u mendua se kjo pjesë do të përfundonte me rezultat 0-1, ishte Vedat Muriqi që u përkujdes për ta barazuar rezultatin nga pika e bardhë.

Dardanët  gjenden në pozitën e katërt të Grupit B, me pesë pikë, ndërsa Gjeorgjia është e fundit, me vetëm dy pikë.

Në ndeshjet tjera janë shënuaër këto rezultate, pas 45 minutave lojë:

Portugali 3-0 Luksemburg

Serbia 0-0 Azerbajxhan

Suedi 0-0 Greqi

Bullgaria 0-1 Irlanda Veriore

Lituania 0-3 Zvicra

Kazakistan 0-2 Finland

Ukrain 1-0 Bosnja dhe Hercegovina

Danimark 0-0 Austri

Ishujt Faroe 0-0 Skoci

Israel 1-0 Moldavi/Shqip.com