Sport Ndërkombëtar

Përfundon pjesa e parë, Franca po avancon ndaj Marokut   

Franca po takohet ndaj Marokut në kuadër të gjysmëfinales së madhe të Kupës së Botës Katar 2022, shkruan Shqip.com.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut.

Pas 45 minutave të parë të ndeshjes, Franca ka epërsi minimale, 1:0.

Francezët kanë kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 5-t me golin e realizuar nga Theo Hernandez.

Francezët vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve ndaj Polonisë dhe Anglisë.

Në anën tjetër Maroku ka eliminuar dy pretendentë kryesorë si Spanjën dhe Portugalinë.

Fituesi i këtij takimi përballet në finale me Argjentinën.

/Shqip.com