Sport Ndërkombëtar

Përfundon pjesa e parë, Barcelona në avantazh ndaj Dynamo Kyiv

Barcelona

Barcelona është duke e mposhtur Dynamo Kyiv, pas 45 minutave lojë.

Katalunasit ishin dukshëm skuadër më e mirë që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi Gerard Pique, shkruan Shqip.com.

Pas një krosomi të dhënë nga Jordi Alba, qendërmbrojtësi spanjoll u gjet më së miri në zonë dhe e dërgoi topin në portën e kundërshtarëve.

Ky ishte goli i parë i shënuar në tre ndeshje të Ligës së Kampionëvë në këtë sezonë nga skuadra e udhëhequr prej Ronld Keoman.

Goli i shënuar nga Gerard Pique

Mundësi të mira shënimi pati edhe qendërsulmuesi holandez, Luk De Jong, por nuk arriti që të shënonte nga afërsia.

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Barca ngritet në vendin e tretë në Grupin E, me tre pikë, kurse Dynamo bie në pozitën e fundit.

Në takimin tjetër që është duke u zhvilluar në të njëtin orar, Salzburg-Wolfsburg, pjesa e parë ka mbaruar me rezultat të barabartë 1-1./Shqip.com