Përfundon me rezultat 19:0 ndeshja e futbollit kosovar
Publikuar:
(20.11.2022 21:15:27)

Është mbyllur sezoni vjeshtor në elitën e futbollit të femrave në Kosovë.
KFF Mitrovica ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj KFF Jakovas me rezultat të pabesueshëm 19:0.
Reprezentuesja kosovare Kaltrina Biqkaj ka shënuar shtatë gola në këtë sfidë, derisa Zeka realizoi pesë të tjerë.
Me nga dy gola kontribuan Emerllahu e Fejza, derisa në listën e realizatoreve u futen edhe Halilaj, Musaj e Syla.
Kujtojmë se në ligën e femrave ndodhin shpesh rezultate të tilla dhe KFF Jakova ka qenë ‘viktima’ e dy të tjerave.
Jakova ishte mposhtur nga Mitrovica 0:25 derisa EP-Com Hajvalia e kishte mposhtur skuadrën e njëjtë me rezultat 32:0.
Me këtë fitore KFF Mitrovica është kampione vjeshtore në Superligën e femrave në Kosovë.
/Shqip.com