Lajme

Përfundon asfaltimi i rrugën “Ahmet Krasniqi” në Arbëri

Rruga "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Ahmet Krasniqi”, në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Nënkryetar i kësaj komune, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se me këtë rrugë dhe me rrugën “Muharrem Fejza” ka filluar sezonin e punimeve.

Rruga “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë

“Sot përfunduam asfaltimin e rrugës “Ahmet Krasniqi” në lagjen Arbëria. Me këtë rrugë dhe me rrugën “Muharrem Fejza” filluam sezonin e punimeve”, ka shkruar ai.

Ditë më parë, nënkryetari Zogaj, kishte bërë të ditur se rruga “Muharrem Fejza”, gjithashtu është duke u asfaltuar dhe i njëjti i kishte postuar disa fotografi nga vendi i punimeve./Shqip.com

Lexo edhe:
Rruga “Muharrem Fejza” po asfaltohet