Sport Shqiptar

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshje të Superligës

Në Albi Mall Superigën e Kosovës në futboll po zhvillohen dy ndeshje që i takojnë xhiros së 18-të, të fundit të stinorit vjeshtor, shkruan Shqip.com.

Ferizaj pas pjesës së parë ka barazuar 0:0 me Dukagjinin derisa e ka humbur edhe një penallti.

Ndryshe, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Drita po fiton ndaj Drenicës 1:0 me golin e realizuar nga Marko Simolnovski.

Ditën e nesërme zhvillohen edhe tre ndeshje të tjera.

/Shqip.com