Lajme

Përfshihet nga zjarri një banesë në Mitrovicë (Pamje)

Një banesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes.

Sipas dëshmitarëve, zjarri ka kapluar gjithë banesën dhe janë në rrezik edhe banesat e tjera, raporton media lokale në Mitrovicë, Jepi Zë.

Siç shihet nga pamjet, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërkohë që nuk dihen shkaqet.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta fikin zjarrin.

Pamjet mund t’i shihni duke klikuar këtu.