Art Jetese

Përfitimet që mund të keni nga një filxhan kafe

Kafeja mund të ndihmojë për t’ju mbajtur të hidratuar

Kjo është e vërtetë, kafeja nuk ju dehidraton; në fakt ajo mund të jetë njësoj hidratuese sa edhe uji. Të paktën, kjo është ajo që treguan studiuesit e Universitetit të Birminghamit. Kështu pas vrapit herët në mëngjes jepini vetes një filxhan kafeje të ngrohtë.

Kafeja mund të ndihmojë kujtesën tuaj.

Personat që kanë marr tableta kafeine afërsisht të barabarta me një filxhan kafeje kishin memorje më të mirë ditën tjetër në krahasim me personat e tjerë që nuk i morën këto tableta, sipas një studimi kryer kohët e fundit.

Ashtu siç hulumtimet e bëra në kuzhinën tuaj tregojnë se ju nuk mbani mend asgjë pa konsumuar një filxhan kafe në mëngjes.

Kafeja mund të kontribuojë në shëndetin e mëlçisë.

Shanset janë që ju nuk mund të trajtoni mëlçinë tuaj me kujdesin që meriton. Kështu që kur ju vjen një mundësi për të bërë diçka të mirë për të, duhet ta merrni në konsideratë. Kafeina në kafe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Ajo gjithashtu mund të zvogëlojë mundësinë e kancerit të mëlçisë, që është gjithmonë një lajm i mirë.

Kafeja është e lidhur më zvogëlimin e rrezikut nga depresioni.

Sipas një letre të paraqitur në Akademinë Amerikane të Neurologjisë, personat që pijnë kafe kanë një rrezik më të ulët për t’u prekur nga depresioni sesa ata që nuk e pijnë atë. Shkaku? Antioksidantët (ndoshta).

Sigurisht, ju mund të merrni më shumë antioksidantë dukë ngrënë fruta të freskëta apo perime, por nëse nuk jeni të gatshëm të shkoni kaq larg, shumë mirë mund të konsumoni një tjetër filxhan.