Sport Shqiptar

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall pjesëmarrëse e turneut në Tailandë

????????????????????????????????????

Përfaqësuesja e Kosovës në Futsall më 21 korrik do të udhëtojë në Tailandë ku do të marrë pjesë në turneut “Continental Futsal Championship 2021”, shkruan Shqip.com

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Kosovës.

Pjesë e këtij turneu krahas Kosovës do të jenë edhe Tailanda, Lituania, Irani, Uzbekistani, Egjipti, Mozambiku, Tagjikistani.

Pesë nga këto kombëtare do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Lituani në shtator të këtij viti./insajderi.com