Lajme

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc kanë kërkuar të përjashtohen nga reciprociteti për targa

Pika kufitare në Jarinje, serbët e grumbulluar për të protestuar kundër reciprocitetit të targave

Përafqësuesit e shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtohen nga vendimi për reciprocitet të targave të veturave, përcjell Shqip.com.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, tha se kërkesa është bërë për shkak të problemeve në qarkullim të banorëve të këtyre komunave.

Lexo edhe:
Kurti: T’i heqim të dyja shtetet targat e përkohshme

“Ne dërguam një kërkesë për përjashtimin e komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nga vendimi. Nuk bëhet fjalë veçmas për shqiptarët apo serbët por për ato tri komuna që janë shumë të lidhura me Kosovën, nga të cilat njerëzit udhëtojnë çdo ditë”, tha Mustafi për REL.

Sipas tij, vendimi i Qeverisë së Kosovës është politikisht i kuptueshëm por që zbatimi i tij është i diksutueshëm për shkak se shqiptarët e Luginës së Preshevës i shndërron në pengje të Prishtinës dhe Beogradit.

Lexo edhe:
Përgjigjet Kurti nëse do ta shkarkojë Goran Rakiqin

“Ne mbështesim çdo vendim të Prishtinës që forcon shtetësinë e Kosovës, por kjo lëvizje na bën peng. Ajo ka goditur më shumë shqiptarët nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë lidhje familjare dhe historike me Kosovën”, tha ai.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha veturat që hyjnë në Kosovë nga Serbia, t’i vendosin tabelat e përkohshme të Kosovës.

Ky vendim ka ngjallur reagime të serbëve në komunat veriore të Kosovës të ciëlt në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikën kufitare në Jarinje.

Krerët institucionalë të Kosovës kanë thënë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, kurse përfaqësuesit e Serbisë kanë thënë se kjo marrëveshje është shkelur./Shqip.com