Sefaj: Qeveria veç arrogancë di të prodhojë

Përfaqësuesi i shoqatave sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj ka reaguar lidhur me vlerën e koeficientit të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Sefaj, qeverinë Kurti e ka quajtur Qeveri të arrogancës.
“Qeveria e arrogancës, veç arrogancë di të prodhojë. E tillë është edhe vlera e koeficientit. Ndoshta edhe vlerën e koeficientit e kanë llogaritur me pagën qe meritojnë ministrat dhe kabinetet, por jo edhe me profesionalizmin e sektorit publik dhe inflacionin qe e ka goditur vendin. Koeficienti i marrëzisë prej 105 euro është i papranueshëm dhe veç marrëzi do të prodhoj”, ka shkruar Sefaj.
Me vlerën prej 105 euro, mësimdhënësi i shkollës së mesme ka koeficientin 5.8, ndërsa ai i shkollës fillore, 5.6.
Duke e llogaritur me vlerën e koeficientit, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 609 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 588 euro.
/Shqip.com