Sport Ndërkombëtar

Përballje e re për rivalët e vjetër

Inter vs Milan

“Derby della Madonnina” në “Coppa Italia”.

Inter pret Milanon në “San Siro” që kësaj radhe do të njihet si “Giuseppe Meazza”.

Përballja e gjigantëve italian luhen në kuadër të gjysmëfinales së dytë, me të parën që përfundoi pa gola më 1 mars.

Pamje nga ndeshjet e kaluara

Teksa po luftojnë edhe në Serie A, të dyja ekipet do të kenë një sfidë psikologjike edhe për faktin se trofeu i Kupës së Italisë nuk është prezent në qytetin që ndajnë – që nga sezoni 2010/11.

Për ironi, të dyja skuadrat mposhtën rivalët e kryeqytetit italian, përkatësisht Interi mundi Romën 2:0, ndërsa Milan demoloi Lazion 4:0.

Pamje nga ndeshjet e kaluara

Kjo do të jetë hera e 232-të që këto ekipe përballen zyrtarisht, me Interin që ka më së shumti fitore (84) në ndeshje zyrtare kurse Milan ka regjistruar fitoren më të thellë (0:6) më 11 maj të vitit 2001.

“Nerazzurri” nuk do të ketë mungesa teksa  për “Rossoneri” nuk do të mund të paraqiten Florenzi, Ibrahimovic dhe Simon Kjaer, kurse Calabria dhe Romagnoli janë në dyshime.

Sandro Tonali dhe Nicolo Barella

Fituesi do të përballet me Juventusin se Fiorentinën në finale, me këta të parët që fituan duelin e parë me rezultat 0:1 në udhëtim.

Takimi fillon sonte në orën 21:00 me sinjalizimin e 40 vjeçarit Maurizio Mariani që do të ndajë drejtësinë./Shqip.com