OP-ED Kolumne

Përballë Serbisë, unë jam veç një ushtar i kryeministrit të shtetit tim

Xhevdet Pozhari
Xhevdet Pozhari

Publikuar:

E gjykojnë Albin Kurtin këta që thoshin se duhet me e “ngu Amerikën”!
O pakurrizorë, koncentrohuni – a me e ngu, a jo?

A guxoni me e thanë ndonjë fjali që ambasada e SHBA e ka përshëndetur vendimin mos të ndiqen barrikaduesit dhe bllokuesit në veri?
Jo, kurrë! Se edhe ambasada, edhe zogjtë e dijnë se juve s’ju kërcet për veriun. Me pas qenë ndryshe, nuk do të ishte në këtë gjendje.

Ju doni veç pushtet, me çdo kusht. Siç edhe e keni dëshmu tu themelu Asocicacion, tu themelu Gjykatë Speciale, t’u kërku me shkëmby territore…

Albin Kurti veç i ka fituar duart në baltën ku e keni lënë Kosovën, veriun. Në vend se ta ndihmoni, në vend se ta vini gishtin në kokë me mendu se çfarë i keni bë këtij vendi, jeni duke e bë të kundërtën. Dhe, Amerika dhe secili shtet e sheh këtë që jeni veç tuxharë të lirisë të veshur në petkun e politikanit.

Hë, dhe për fund- Serbia nuk hyn në luftë, jo veç pse Rusia sot është shteti më i urryer dhe nuk është në gjendje ta ndihmojë si para luftës në Ukrainë, por edhe ngaqë ekonomia e saj ka rënë përtoke dhe mezi po mbijeton. Edhe ngaqë në veri ka veç civilë serbë. E, ajo është mësuar të vret pleq, gra dhe fëmijë të pambrojtur! Kësaj here e din se i kërcet në kurriz të saj dhe i lan gjynahet e së kaluarës.


Në këtë shtet ka ende njerëz që vdesin për këtë vend. Pavarësisht se lirinë e gëzojnë disa matrapazë, dilingji, pezevengë me kollare.


Përballë Serbisë, unë jam veç një prej ushtarëve të kryeministrit të shtetit tim. Asgjë më shumë, as më pak!

*Qëndrimet e autorit nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e redaksisë.

/Shqip.com