Art Jetese

Për sa kohë qëndron alkooli në organizmin tuaj?

Njerëz të ndryshëm reagojnë ndaj pijeve alkoolike në mënyra të ndryshme, dhe vetëm disa gllënjka mund të ndryshojnë në mënyrë drastike dhe ndonjëherë në mënyrë tragjike gjykimin dhe sjelljen tuaj.

Alkooli ngadalëson kohën e reagimit tuaj dhe pirja e ujit ose kafes mund të mos pastrojë organizmin ashtu siç mendoni ju.

Nëse ngisni makinën në gjendje të dehur mund të vrasë, prandaj nuk duhet të hipni kurrë në makinë nëse keni pirë alkool pavarësisht nga sasia e konsumuar.

Alkooli largohet nga trupi juaj me një shpejtësi prej rreth një njësi (matës alkooli) në orë por kjo mund të ndryshojë nga personi në person.

Mosha, gjinia, gjendja e mëlçisë, metabolizmi, nëse jeni të stresuar dhe sa keni ngrënë, të gjitha mund të ndikojnë në shpejtësinë ose ngadalësinë e procesit të alkoolit nga trupi juaj.

Dhe nuk ka asnjë test që mund të bëni për t’ju dhënë këto përgjigje prandaj ekspertët thonë se është më mirë të shmangni plotësisht rrezikun e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Njerëzit shpesh supozojnë gabimisht se efektet e alkoolit zhduken ndërsa flini.

Por gjumi nuk ka asnjë ndikim në shkallën me të cilën alkooli largohet nga qarkullimi i gjakut.

Hulumtimet nga Instituti i Advance Motoring  sugjerojnë se njerëzit nuk e kuptojnë se vetëm për shkak se kanë fjetur, kjo nuk do të thotë se ata nuk janë më të prekur nga alkooli.

Nuk ka asgjë që mund të bëni për të shpejtuar shkallën që alkooli largohet nga organizmi juaj kështu që mos hipni asnjëherë në makinë nëse keni konsumuar sado pak alkool.

/Shqip.com