Lajme

Për një javë aministrohen mbi 10 mijë targa të përkohshme në Kosovë

Zëvendësimi i targave në Pikën Kufitare me Serbinë

10 mijë e 110 targa janë administruar që nga 20 shtatori në Pikat e Kalimit Kufitar në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Përmes një njoftimi, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se këto targa janë administruar në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë territorin e Kosovës.

Një person duke i zëvendësuar tabelat e përkohshme

“Gjatë periudhës 20 – 26  Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10110 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, që nga e hëna e javës së kaluar, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që çdo veturë që hyn nga Serbia, t’i zëvendësojë targat e veturave me ato të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke i prezantuar targat e përkohsme në Kosovë.

Targat janë të përkohshme dhe vlejnë 60 ditë, e për të cilat duhet paguar pesë euro.

Të pakënaqur për këtë, serbët që jetojnë në komunat veriore të Kosovës, kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Lexo edhe:
Kurti: Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje në veri

Për të mbikëqyrur situatën, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, janë pozicionuar në piakt kufitare me Serbinë që nga vendosja e kësaj mase.

Që nga e hëna, gjatë qëndrimit në kto pika kufitare, pjesëtarët e Policisë janë provokuar disa herë me thirrje nacionaliste nga protestuesit serbë.

Lexo edhe:
Njësitet e KFOR-it paraqiten në veri ku po qëndron edhe Njësia Speciale e Kosovës

Kurse, gjatë dy ditëve të fundit, janë parë edhe dy helikopterë ushtarak serbë që patrullonin mbi dy pikat kufitare me Serbinë, në Jarinje dhe Bërnjak./Shqip.com