Lajme

Njësitet e KFOR-it paraqiten në veri ku po qëndron Njësia Speciale

Një pjesëtare e KFOR-it

Njësitet e KFOR-it, kanë shkuar të hënën në zonën neutrale mes Kosovës dhe Serbisë në veri të vendit, përcjell Shqip.com.

Klan Kosova ka raportuar se ata kanë arritur në zonën ku po qëndrojnë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Njësitet e KFOR-it duke patrulluar në kufirin Kosovë – Serbi

Në fotografitë e publikuara, shihen duke patrulluar ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë.

Njësitet e KFOR-it duke patrulluar në kufirin Kosovë – Serbi

Ndërkaq, kryeministri, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, tha se nuk ka informacione se KFOR-i do të ndërhyjë në Veriun e Kosovës.

Lexo edhe:
Kurti tregon nëse KFOR-i do të ndërhy në veri

Ai tha se sot ka pasur një takim me komandatin e KFOR-it së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare.

“Sot kam pritur në takim komandantin e KFOR-it dhe bashkë me ministrin e brendshëm, Xhelal Svecla jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe:
Rama për reciprocitetin: “Fantazma gjeneralësh” po pretendojnë integritet për serbët e veriut, Kosova ka të drejtë dhe pikë

Ndryshe, sot janë bërë tetë ditë që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, për të zbatuar reciprocitetin me target e veturave.

Një pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës në veri

Për këtë, serbët që jetojnë në ato komuna, si shenjë revolte kanë bllokuar rrugët që çojnë në këto pika kufitare, duke mos lejuark ështu të kalojë asnjë veturë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të dielën se “do i japin Prishtinës kohë që t’i përmirësojnë gabimet ose do të marrin masa”.

Lexo edhe:
Vuçiq: Kërkojmë të hiqen trupat në veri të Kosovës dhe të bisedojmë

Kurse, ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se po pret urdhërin e Vuçiqit për ndërhyje ushtarake.

Po ashtu, gjatë dy ditëve të fundit janë parë aeroplanët ushtarak serbë duke patrulluar mbi kufirin Kosovë – Serbi.

Të shtunën është sulmuar Qendra e Regjistsimit të Automjeteve me granata dore, duke shkaktuar kështu përhapjen e zjarrit./Shqip.com