Kulturë

Për nder të mërgatës Skënderaji e Drenasi edhe këtë vit me festivale një mujore

Komuna e Skënderajt dhe ajo e Drenasit edhe këtë vit po organizojnë koncertet për bashkëatdhetarët.

 “Ditët e diasporës”  është festivali që do fillojë në Skenderaj nga data 15 korrik deri më 15 gusht.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Alban Berisha ka  treguar se hapjen e koncertit në Skënderaj do ta bëjë Don Xhoni.

“Koncerti do të mbahet nga data 15 korrik deri me 15 gusht, është viti i tretë i organizimit, ku do të performojnë këngëtarë të estradës sonë, sepse ende s’kemi konfirmuar emra të muzikës botërore, hapjen do ta bëjë Don Xhoni, do jetë edhe Donjeta Morina e Mc Kresha si dhe talent të rinj të vendit tonë të cilëve do iu japim hapsirën të duken në skenë para ose pas artistëve tjerë të njohur”, u shpreh Berisha.

Ky projekt Komunës së Skënderajt po i kushton 10 mijë euro.

“Komuna e Skënderajit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka ndarë rreth 10 mijë euro bashkë përmes një organizate jo qeveritare, ngjashëm sikurse ka shkuar formati edhe viteve tjera. Këngëtarët që po vijnë për të përformuar po vijnë me një shumë simbolike ose po i bëjnë nder komunës së Skënderajit”, tregoi Alban Berisha.

Alban Berisha- Drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Skënderajt

Ai po ashtu ka theksuar se koncerti i cili po organizohet çdo vit, po mbledh qytetarë edhe nga vendet tjera.

“Kemi vazhdimisht edhe qytetarë që vijnë jashtë qytetit të Skenderajt, sipas njerëzve që e kanë gjeneru festivalin viteve tjera kanë treguar se ka pasur edhe nga qytetet tjera”.

Vetëm 5 ditë më vonë nga festivali i Skënderajit, do nis festivali “Muaji i Mërgatës” në Drenas i cili do zgjasë një muaj nga data 20 korrik deri më 20 gusht.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Laureta Thaqi për Shqip.com ka treguar se në mesin e artistëve që do performojnë janë Don Xhoni, Aida Doci, don Phenom, Gold Ag, Dj Flip si dhe emra tjerë që do bëhën të ditur ditëve në vijim.

“Ky është viti i katërt i organizimit të muajit të mërgatës në komunën e Drenasit nga themeluesi dhe drejtori i festivalit, Robert Nuha. Ky festival që tashmë është bërë tradicional në qytetin tonë, organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës. Festivali si herave të kaluara është organizuar në mënyrën që do të përfshijë aktivitete të ndryshme si pika muzikore nga këngëtarë të njohur, humor, shfaqje të filmit etj”, u shpreh Thaçi.

Laureta Thaqi- Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit.

Përveç muzikës bashkëatdhetarët do të kenë rastin të kënaqen edhe me humorin e Muhamet Arifit e Edon Bevërnikut.

“Në festivalin e Drenasit do ketë edhe humor, ku Muhamet Arifi, Edon Bevërniku e të tjerë që janë të ftuar do kujdesen për këtë pikë të festivalit”, tha Thaçi.

Krahas muzikës e humorit do të shfaqen edhe filma, dy shqiptar e një i huaj.

Vlen të përmendet se përveç qytetarëve e mërgatës së Drenasit, do ketë edhe mysafirë të vendeve fqinjë si Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi.

Nga statistikat e Aeroportit të Kosovës, këtë vit gjatë periudhës janar-qershor kanë udhëtuar rreth 1.326,132 persona, krahasuar me vitin e kaluar ku për të njëjtën periudhë kanë udhëtuar 721,245 persona.

Lexo edhe:
Gara: Numri i fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është rritur për shkak të Festës së Bajramit dhe sezones verore

Në vitin 2022 janë realizuar 9828 fluturime, kurse në vitin 2021 janë realizuar 6048 për të njëjtën periudhë kohore (janar- qershor)./SHQIP.com