Lajme

Për herë të dytë nuk kalon projektligji për pensionimin e zyrtarëve policor

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha tha se për herë të dytë nuk ka kaluar projektligji që parasheh pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se nuk mbahet shtet kështu.

“Nuk mbahet shteti kështu. Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision”, shkroi Berisha.

Berisha tha se është për keqardhje qasja e Qeverisë ndaj shtetit.

Kujtojmë se anëtarët e Komisionit për Siguri edhe herën e kaluar nuk e kanë jepur mbështetjen e duhur për procedim në Kuvendin e Kosovës të këtij projektligji.

/Shqip.com