Ekonomi Biznes

Për gjashtë muaj, Kuvendi shpenzoi mbi 3 milionë euro

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro.

Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u miratua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha se për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 për qind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 për qind.

Ndërsa, nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, tha se pajtohet me raportin që ka paraqitur sekretari dhe nuk ka diçka për të shtuar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka kërkuar detaje për një avans rreth 5000 euro, ndërsa Krasniqi ka treguar se ato janë ndarë për udhëtime jashtë vendit të disa deputetëve që akoma nuk janë mbyllur.

Është përkrahur miratimi i raportit të shpenzimeve gjashtë mujore të Kuvendit të Kosovës.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet asnjë nga pikat e më poshtme nuk i ka marr votat e mjaftueshme për të proceduar tutje.

3.     Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020;

4.     Votimi I Raportit vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020;

5.     Votimi i Raporti Vjetor Financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit  për vitin 2020;

6.     Votimi I Raportit Vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale;

7.     Votimi I Raporti Vjetor Financiar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik./SHQIP.com