Lajme

Për 1 maj protestohet me moton “Prej nalt s’bijnë paret, bijnë punëtorët”

Protesta për 1 Maj

Nga Blloku Anti-Kapitalist, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë protestuar për nder të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, derisa më pas kanë vazhduar te Inspektorati i Punës.

Motoja e protestës së tyre ishte “Prej nalt s’bijnë paret, bijnë punëtorët”, si edhe “Puna e pa paguar e grave, e mbanë shtetin”.

Një nga protestueset e cila nuk deshi që të prezantohet me emër dhe mbiemër për media, në fjalimin e saj tha se punëtorët në Kosovë i kanë të drejtat e cunguara.

Tutje ajo tha se që nga pas lufta në Kosovës, të drejtat e punëtorëve synohet që heshtja e punëtorëve të blihet lirë.

“Protesta jonë e përbashkët sot, është qëndrim politik se punëtorët dhe punëtorët në Kosovë janë ato e ata që e mbajnë gjallë ekonominë, sigurojnë të mirat dhe vazhdimësinë e jetës dhe të çdo organizimi shoqëror. Që nga punëtorët gra që i kryejnë të gjitha punët e riprodhimit shoqëror që kanë mbetur padrejtësisht në duart e tyre të papaguara, e deri tek puna që bëhet në fabrika, miniera, markete, qendra tregtare… Të mirat që prodhohet nga ato e ata, me bollëk i shijon vetëm 1% i shoqërisë, kapitalistët të cilët rritën çdo ditë e më shumë duke u a rrjepur punën e tyre”.

“Punëtorja e punëtori në të këtë sistem është me të drejta të cunguara, varësisht nga levërdia e egoja kapitaliste. Të jesh grua, person LGBT+, i ndonjë race tjetër, me nevoja të veçanta, je i/e papërshtatshëm edhe për tu konsideruar si punëtorë. Kjo pasi ky sistem në të cilin gjendemi është sistem patriarkalo-kapitalist, është sistem i dhunës, i përçarjes, disiplinimit e shtypjes së shumicës në favor të pakicës. Ky sistem nuk mund të sanohet me asnjë ndërhyrje neoliberale, dominante në politikat e pas luftës në Kosovës, të cilat veç synojnë ta blejnë lirë heshtjen e punëtorëve”.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka protestuar edhe Federata Sindikale e Punëtorëve në Sektorin Privat.

Pjesë e kësaj protestë kanë qenë edhe udhëheqësit e shoqatave sindikale në komunën e Prishtinës.

Protesta ka filluar me një minutë heshtje për punëtorët që vdiqën aksidentalisht në vendet e tyre të punës.

Lexo edhe:
Punëtorët të zhgënjyer nga Qeveria, kryesindikalisti: Z.Kurti, pse na shtyre që të dalim të protestojmë?