Lajme

Punëtorët të zhgënjyer nga Qeveria, kryesindikalisti: Z.Kurti, pse na shtyre që të dalim të protestojmë?

Protestë nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat te Kosovës

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat te Kosovës ka organizuar protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në 1Maj në Ditën e Punëtorëve.

Pjesë e kësaj protestë janë edhe udhëheqësit e shoqatave sindikale në komunën e Prishtinës.

Protesta ka filluar me një minutë heshtje për punëtorët që vdiqën aksidentalisht në vendet e tyre të punës.

Jusuf Azemi, kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorin Privat, gjatë kësaj protestë ka thënë se “sindikata luftoi për punëtorët”, dhe sipas tij Qeveria nuk bëri asgjë për punëtorët.

“I nderuar Z. kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, kam një pyetje për ju. Pse në ditën e vikendit, pse në ditën e festës, pse na shtyre që të dalim dhe të protestojmë?”, tha ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorin Privat, Jusuf Azemi

Azemi përmendi edhe largimin e punëtorëve jashtë shtetit, duke i bërë thirrje Qeverisë që të shqetësohet për këtë fakt.

Gjatë kësaj proteste ka folur edhe njëra nga organizatorët ku ka ngushëlluar të gjithë familjet e punëtorëve që pësuan aksidente fatale ne vendin e punës.

“Meqë sot është një ditë e veçantë për punëtorët, dua t’i ngushëllojë të gjitha familjet e punëtorëve që pësuan aksidente fatale në vendet e tyre të punës për të siguruar kafshatën e gojës. Dhe tani ftoj të gjithë pjesëmarrësit për një minutë heshtje”, tha ajo.

“Me këto paga nuk jetohet”, tha më pas një aktivist sindikal, i cili foli për keqtrajtim të punëtorëve nga shteti dhe kompanitë private.

“Pronarët e kompanive sjellën ndaj nesh sikurse ne të jemi makina amortizuese dhe në një moment kur ne e humbim fuqinë tonë, këta na hedhin në rrugë sepse këtë shteti ua lejon”, tha ai./Shqip.com