Sport Ndërkombëtar

Pep Guardiola paralajmëron largimin nga City

Moment i veçantë në Premier League për Manchester Cityn e Pep Guardiolës, i cili nuk po arrin të fitojë më.

Skuadra e spanjollit, në fakt, humbi kundër Aston Villas në rundin e mesjavës së kampionatit anglez dhe tani gjendet në vendin e katërt, gjashtë pikë prapa Arsenalit kryesues.

City ka fituar vetëm tri pikë në 4 ndeshjet e fundit, duke barazuar kundër Chelsea, Liverpool dhe Tottenham, dhe ka humbur në fushën e ekipit të Emery, dhe nuk ka fituar në më shumë se një muaj, që nga fitorja në shtëpi kundër Bournemouth më 4 nëntor.

Para humbjes kundër Aston Villas, Guardiola foli për Amazon Prime dhe bëri deklarata specifike.

“Një tjetër Tripletë? E di që është jashtëzakonisht e vështirë. Mendoni se sa klube të jashtëzakonshme ka pasur në Angli dhe vetëm Sir Alex Ferguson dhe ne e kemi bërë atë. Nëse fitoj sërish Tripletën këtë sezon, do të tërhiqem, kjo është e sigurt”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

/Shqip.com