Sport Ndërkombëtar

Pep Guardiola mohon transferimin e Messit te Manchester City

Pep Guardiola & Lionel Messi

Tashmë është e ditur se Leo Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, shkruan Shqip.com.

Ylli argjentinas është duke dëgjuar ofertat nga klubet tjera të interesuara për shërbimet e tij.

Përveç PSG, interesim për Messin kishte shprehur edhe Manchester City, ku u përfol për një ribashkim me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola.

Pavarësisht spekulimeve, këtë gjë e mohoi vetë tekniku spanjoll.

Ai tha se kanë shpenzuar tashmë 100 milion funte në Jack Grealish dhe numri 10 është i premtuar vetëm për të.

“Ne shpenzuam në Jack Grealish dhe ai do të bartë numrin 10 sepse ne kemi besim në të, mendova se Messi do të qëndronte. Tani ai nuk është në planet tona”, tha tekniku spanjoll.

Klubi i Barcelonës doli me një komunikatë gjatë së enjtes ku njoftuan se edhe pse kanë arritur marrëveshje me Messin, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak të problemeve financiare./Shqip.com