Lajme

Pensionistet mund të paraqiten fizikisht edhe gjatë kësaj fundjave në departamentet pensionale

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Gjatë dy ditëve të fundjavës, përkatësisht të shtunën dhe të dielën Departamentet e Pensioneve do të jenë të hapura për të ju dhënë mundësi të gjithë përfitueseve të pensioneve bazike që të paraqiten fizikisht.

Përmes një njoftimi për media nga Ministria Financave, Punëve dhe Transfereve, orari i punës së këtyre departamenteve gjatë fundjavës do të jetë nga 09:00 deri në 15:00.

“Njoftim lidhur me paraqitjen fizike të përfitueseve të skemave pensionale Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë. Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Ilustrim

Sipas këtij dikasteri, ky vendim është marru për shkak stë fluksit të madh të pensionistëve për tu paraqitur fizikisht në departamentet e pensioneve.

“Ky vendim është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesëve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë. Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre kemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim’.

Lexo edhe:
Njoftim me rëndësi për pensionistët nga Ministria e Financave

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve para tri dite ka thënë se të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive duhet të paraqiten në Departamentin e Pensioneve në regjionet ku jetojnë deri me datën 12 gusht.

Përmes një njoftimi për media nga MFPT-ja thuhet se për personat me probleme shëndetësore vizita mund të bëhet në mënyrë mobile nga zyrtarët e këtij departamenti.

Tutje, nga Ministria kanë thënë se në rast të mos kryerjes së obligimit ligjor dhe përfituesi nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore./Shqip.com