Lajme

Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se ushtria shqiptare po jep kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi tha se trupat e ushtrisë me profesionalizëm dhe përkushtim po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë.

“Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë, për të siguruar një mjedis të sigurt”

Niko Peleshi

Këtë e tregon më së miri pjesëmarrja në dy stërvitjet e fundit COBWEB dhe GOLDEN SABER. Të përkushtuar të ruajmë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Peleshi.

/Shqip.com