Peja e rikthen Alban Veselin
Publikuar:
(12.08.2022 20:59:36)

Alban Veseli është rikthyer te KB Peja.
Basketbollisti i njohur – së fundmi ishte pjesë e KB Rahovecit, skuadër me të cilët tashmë i ka ndarë rrugët.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Pejës.
Veseli – ka përvojë të madhe në supe, teksa e kishte djersitur fanellën e kësaj skuadre edhe në të kaluarën.
Për “shqiponjat” ky është transferimi i gjashtë – që është bërë zyrtar gjatë ditës së sotme – pasi paraprakisht u zyrtarizuan Rodney Purvis, Olsi Kurtaj, Jalen Tate, Brad Waldow dhe Dardan Maxharraj./Shqip.com