Lajme Ballkan

Pedro Sánchez: Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë për Kosovën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës po qëndron për vizitë në shtetin e Serbisë. Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksadër Vuçiq, Sanchez është shprehur se Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë për Kosovën.

Sánchez shtoi gjithashtu se Serbia duhet të bëhet anëtare e plotë e BE-së dhe se Spanja do të jetë gjithmonë me të në rrugën e integrimit evropian, raporton Tanjug.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se i ka përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbështetjen e Spanjës për anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE.

“Lufta filloi duke menduar se çfarë është Evropa dhe kush jemi ne evropianët. Ne nuk mund ta harrojmë Ballkanin Perëndimor. Sot i përcolla Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbështetjen e Spanjës që Serbia të bëhet anëtare e plotë e BE-së. Tani është moment”, ka shkruar kryeministri spanjoll në urdhrin e tij në Tëitter pas takimit me presidentin Vuçiq.

Spanja është njëra ndër shtetet që nuk e ka pranuar ende pavarësinë e Kosovës./Shqip.com