Lajme

Peci: Rahoveci është kryeqytet i Bujqësisë për Kosovën

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Rahovecit për të marrë pjesë në kuadër të Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2022”.

Peci është shprehur se Rahoveci është kryeqyteti i Bujqësisë për Kosovën.

“Sot mora pjesë në hapjen zyrtare të Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2022”, festë kjo e cila filloi sot dhe do të zgjasë deri me datë 4 shtator. Rahovecin e quaj Kryeqytet të Bujqësisë për Kosovën dhe që nga marrja e detyrës si Ministër i Bujqësisë, Rahoveci ka qenë komuna të cilën e kam vizituar më së shumti me kënaqësinë më të madhe”, ka shkruar Peci.

Peci ka shtuar se banorët e kësaj zone shquhen për dashurinë për tokët e vreshtat.

Lexo edhe:
Me “Ca kokrra rrushi”, fillon sot “HardhFest”

“Banorët e kësaj zone shquhen për nga zellshmëria dhe dashuria që kanë për tokën e vreshtat, prandaj edhe sektori i verëtarisë është një ndër shembujt e suksesit. Verërat tona janë aq cilësore sa me lehtësi i gjen në dyqanet e restorante anë e mbanë vendeve të rajonit, Bashkimit Evropian e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Peci.

Foto- Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe Ministri i Bujqësisë

Festa e Vjeljes së Rrushit daton që nga pas-lufta, si festë e cila zhvillohej nën përkujdesin e Presidentit Rugova. E duke marrë parasysh edhe përmasat të cilat kjo festë ka marrë pas 20 viteve e meriton të kthehet nën patronatin e Zyrës së Presidentes, ka shtuar më tutje Peci.

“Ca kokrra rrushi”, është motoja që do e përcjell festivalin deri më 4 shtator./Shqip.com