Kulturë

Me “Ca kokrra rrushi”, fillon sot “HardhFest”

Sot fillon festivali i vjeshtës “HardhFest” në Rahovec.

“Ca kokrra rrushi”, është motoja që do e përcjell festivalin deri më 4 shtator.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e festivalit, aktivitetet e “HardhFest”, do të fillojnë në ora 10:00 dhe do të jetë i hapur deri në ora 02:00 ku do të përcjellët me muzikë.

“Ca kokrra rrushi”, është motoja në nderim të poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj.

“Festa e Vjeljes së Rrushit” i ofron qytetit të Rahovecit dhe rajonit vreshtar të Kosovës, program argëtues mbarëkombëtar dhe rajonal.

Për herë të parë “HardhFest” është mbajtur që nga viti 2001./Shqip.com