Lajme

Peci pret ambasadorin e Malajzisë në takim, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik Melvin Castelin.

Peci bëri të ditur se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë.

“U dakorduam për konkretizim të bashkëpunimit në të ardhmen përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave dhe ekspertizës së ndërsjellët me qëllim të avancimit të politikave duke parë nga afër shembujt që ofron Malajzia.”, shkruan në një postim në Facebook.

Tutje, ministri Peci ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin malajzisë për potencialin e Kosovës në këtë sektor, për politikat e favorshme si dhe legjislacionin e pasur.

Ministri ka treguar se ka pranuar ftesën e autoriteteve malajziase për të marrë pjesë në Panairin e Produkteve Hallall “Mihas”./Shqip.com