Lajme

Peci pasi u gjuajt me ujë nga Musliu: Ndaq gjuni më ujë e ndaq me plumba, nuk ka bir nëne që më ndal

Faton Peci.

“Ndash gjuni më ujë e ndash më plumba, nuk ka birë nëne që e ndal Faton Pecin”.

Kështu i është përgjigjur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pasi që kjo e fundit e gjuajti atë me ujë.

Lexo edhe:
Ganimete Musliu e quan “rrugaç” dhe e gjuan me ujë Faton Pecin

Peci u shpreh se në Ministrinë që ai drejton, janë ndalur keqpërdorimet dhe se do të ketë reforma, përcjell Shqip.com.

Ndryshe, deri te reagimi i Musliut erdhi pasi që ministri në raportimin para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, e akuzoi atë për keqpërdorime në rastin e subvencioneve.

“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci./SHQIP.com