Lajme

Ganimete Musliu e quan “rrugaç” dhe e gjuan me ujë Faton Pecin

Ganimete Musliu duke gjuajtur me ujë ministrin Peci.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur “rrugaç” ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, të cilin edhe e ka gjuajtur me ujë, përcjell Shqip.com.

Kjo ka ndodhur pas tensioneve mes tyre në raportimin e Pecit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Pas kësaj, mbledhja e këtij Komisioni është ndërprerë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas akuzave që ministri Peci i ka bërë në drejtim të Musliut.

“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci./SHQIP.com