Lajme

Peci: Nga mjetet e ndara nga subvencionet kanë përfituar 16,593 aplikues

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për shpërndarejn e subvencioneve për bujqit.

Peci ka deklaruar se nga mjetet e ndara nga subvencionet kanë përfituar 16,593 aplikues.

Më tutje, Ministri i Bujqësisë, është shprehur se Gjithashtu, është mbyllur periudha e aplikimit për Programin për Zhvillim Rural / Grante në bujqësi në vlerë prej mbi 26 milionë euro. Vlerësimi i projekteve do të fillojë që nga mesi i javës që vjen ka shtuar më tutje Peci.

“Duke patur për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve të granteve, MBPZhR në bashkëpunim me CIVIKOS-in ka hapur thirrjen për anëtarë të shoqërisë civile, të cilët do ta monitorojnë këtë proces. “Thirrja është e hapur deri me datë 31 gusht, andaj ju ftoj që të bëheni pjesë e këtij procesi, për të mbrojtur e garantuar kështu vlerësimin meritor për të gjithë të involvuarit në proces”, është shprehur Peci.

Investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej  26,331,798.00 Euro.

Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës, thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë./Shqip.com