Lajme

Peci: Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se presidentja Osmani do të mbahet mend për ndryshimin e peshës trupore.

“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë!  Me qe paske hyrë  të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu.

Lidhur me këtë deklaratë, ka ardhue edhe reagimi nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasur, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV”, ka shkruar Peci.

Lexo edhe:
Musliu presidentes Osmani: Hyre me 100kg, do të dalësh me 50kg

Sipas Pecit, ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt.

“Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët.Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë. Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen”, ka shkruar Peci.

Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë, ka shtuar më tutje Peci.

/Shqip.com