Lajme

Musliu presidentes Osmani: Hyre me 100kg, do të dalësh me 50kg

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se presidentja Osmani do të mbahet mend për ndryshimin e peshës trupore.

“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtese deri në palcë!  Me qe paske hyrë  të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu.

Ajo tutje ka shkruar se nuk është mirë të komentohet pamja e jashtme, por që është vet presidentja që e ka bërë pamjen e saj pjesë të fjalimit vjetor.

“A nuk është zmbrapsje  ikja dhe operimi i lukthit  në Turqi? Dhe atê në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Sipas saj, Vjosa Osmani mund të jetë çkado tjetër, vetëm presidente jo.

Kujtojmë, se në fjalimin vjetor, Osmani kishte deklaruar se ajo nuk do të zbrapset edhe atherë kur sulmohet për ndryshimin e pamjes së jashtme.

Postimi i deputetes Ganimete Musliu

/Shqip.com