Lajme

PDK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Lipjanit

Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Lipjanit, njofton Shqip.com.

Kryesia e PDK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës të mërkurën, ndërsa është vendosur që Hyzer Rizani të jetë kandidat nga PDK-ja për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e 17 tetorit.

Mbështetjen e nivelit qendror dhe atij të degës në Lipjan që të jetë Rizani kandidat për kryetar komune, e ka konfirmuar vetë ai.

“Fillimisht e gjithë kryesia në nivel lokal ka vendosur unanimisht që unë të jem kandidat për kryetar të komunës, ndërkohë më kanë njoftuar se sot është vendos edhe nga niveli qendror që të jem kandidat, derisa edhe niveli qendror më ka ofruar mbështetje maksimale për këtë rrugëtim”, ka thënë Rizani për “Kohën”.

Ai ka shtuar se ekipet e PDK-së në Lipjan prej më shumë se tre vjet janë duke punuar në maksimum për të qenë sa më afër qytetarëve. /Shqip.com