Lajme

PDK: Qeveria nuk e planifikoi mirë vendimin për reciprocitet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, në një konferencë për media kritikoi veprimet e Qeverisë së Kosovës sa i përket vendosjes së reciprocitetit me Serbinë lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Çitaku tha se “vendimi për veprim ka qenë i paplanifikuar mirë”.

Duke iu referuar vendimit të mëvonshëm të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit, Çitaku tha se Qeveria është treguar joserioze.

“Dështimi në realizimin e këtyre vendimeve të Qeverisë po krijon një përshtypje që veriu është i pamenaxhueshëm dhe situata atje është jashtë kontrollit të shtetit”, theksoi Çitaku.

Ajo, gjithashtu, tha se është e rëndësishme që Qeveria të shpjegojë se çfarë do të ndodhë tash e tutje.

Theksojmë se aktualisht janë duke u larguar barrikadat në fshatin Rudarë dhe pikëkalimin që të çon në Jarinjë.

Lexo edhe:
Nis largimi i barrikadave në Rudarë

Po ashtu, në pritje është edhe largimi i barrikadave në rrugën që të çon në Bërnjak./Shqip.com