Lajme

PDK: Ligji për Zyrtarët Publik do të politizojë administratën publike

Partia Demokratike e Kosovës ka cilësuar se Ligji për Zyrtarët Publik do të politizojë administratën publike si dhe do t’i hap mundësi korrupsionit.

Përmes një konference për media, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të kabinetiti për Qeverisjë të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda tha se Qeveria ka synim që administratën publike ta vejë në shërbim të partisë në pushtet.

Ligji për zyrtarët publik

Këto ditë, pasi Qeveria aktuale ka kapur çdo institucion publik duke emëruar e punësuar familjarë e zyrtarë në pozita drejtuese e në borde e në institucione publike tani ka nisur përpjekjet kundër kushtetuese ndaj administratës publike dhe shtetit. Kjo Qeveri këto ditë ka prezantuar Ligjin për Zyrtarët Publik i cili paraqet synimin e qartë të Qeverisë dhe të partisë në pushtet përtë politizuar administratën e shtetit dhe për ta vënë atë në shërbim të LVV-së. Me këtë ligj, administrata publike do të politizohet dhe do t’i hapet mundësia korrupsionit”, tha Gruda.

Sipas Grudës, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Qeveria e Kosovës ka paraparë që zyrtarëve publik të ju ndërpres kontratat që i kanë me aktemërim të përherëshëm

“Qeveria ka paraparë që pas hyrjes në fuqi të këtij ligji të ju ndërpres kontratat e punës që kanë sipas aktemrimeve të përherëshme të gjithë zyrtarëve publik që mbajnë pozita të nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues, të shpallë konkurs përtë gjitha këto pozita dhe mandati i këtyre pozitave të jetë katër vjeçarë”.

PDK-ja thotë se këto pozita do të zëvëndësohen me militantë të Lëvizjës së Vetëvendosjes.

BËhet fjalë për mjera zyrtarë që mbajnë këto pozita dhe mjera familje që do të mbesin pa të ardhurat e tyre. Pra, pozita e të gjithë këtyre zyrtarëve do të hapet me konkurëse të reja dhe atyre do të ju pushojë marrëdhënja e punës që kanë aktualisht dhe do të zëvëndësohen me militantë partiak.

PDK-ja ka premtuar zyrtarët e administratës publike të Kosovës që me mjete demokratike do t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e tyre.

/Shqip.com