Lajme

PDK dorëzon në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Shefi i Grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokuroial pasi sipas tyre ky Projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Shefi i Grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se gjashtë nenë bien ndesh me Kushtetutën.

Tahiri shtoi se në këtë projektligj po shihet edhe ndikimi i politikës.

“Prej themelimit të institucioneve në vend nuk ka pasur tendencë kaq të qartë për të kapur sistemin prokurorial. Konsiderojmë se ky ligj bie ndesh me 6 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Lexo edhe:
Miratohet projektligji pë Këshillin Prokurorial të Kosovës

Besojmë plotësisht se argumentet që i ka sjell PDK në draftin që e kemi dorëzuar edhe në ankesë është bazë e mjaftueshme për ta nxjerr në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë”, tha ai.

Sipas tij, nuk janë marrë parasysh në tërësi edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Lexo edhe:
Miratohet Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, MD-ja: Po jetësohen reformat në drejtësi

Ditë më parë edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), bëri të ditur se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës./SHQIP.com