Lajme

Miratohet projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit

Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Përmes këtij projektligji, Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të reformojë sistemin prokurorial.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi, ka thënë se me 6 vota “për” dhe dy abstenime është miratuar dhe i rekomandohet Kuvendit, projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë tha se sot iu kanë ardhur dy komente të cilat nuk dinë se si t’i trajtojnë. Kurse për korrupsionin ka thënë që e lufton policia dhe gjyqësia dhe ideja e tyre ka qenë me i nda.

“Ne në diskutim i kemi të gjitha komentet, ligjet janë gati me shku në seancë. Sot, paskan ardhur edhe dy komente s’di s’i do t’i trajtojmë. Kundër korrupsionin e lufton policia dhe  gjyqësia. Ideja ka qenë me i nda. Unë propozoj ta hedhin në votim”, ka thënë Besnik Tahiri.

Adnan Rrustemi ka thënë se diskutimi është shteruar dhe sa I përket kësaj çështje vetëm po përmblidhet mendimi i përgjithshëm.

“E kemi shteruar diskutimin. Sa i përket kësaj çështje vetëm po e përmblidhi mendimin e përgjithshëm. Unë mendojë që parandalimi është ideal më i lartë se luftimi dhe e mban brenda idealin e luftimit. Ne duhet të angazhohemi mos më lanë me ndodh korrupsionin. Në rrugë e sipër duhet të ndërtojmë standarde, të intervenojmë që në fazat e para të korrupsionit”

Në këtë komisionin po ashtu me 9 vota për u miratua projektligji për agjencinë kundër korrupsionit.

Tutje Rrustemi ka thënë se këto dy projektligje e kompletojnë infrastrukturën ligjore sa i përket luftimit të korrupsionit.

“Në përfundim të punëtorisë i lamë disa obligime për akter të ndryshëm. Unë jam dakord të gjitha me u refuzu. Mendoj qe nuk është e tepërt nëse rregullohen. Po ka konsensus që shtetasit e huaj me deklaru pasurin”, tha ai.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit

Ndërsa, Driton Selmanaj nga LDK-ja, ka thënë që grupi punues ka kryer detyrat me seriozitet por që disa qeshtje të cilat iu kanë ardhur në komision sipas tij nuk duhet trajtuar fare.

 “Grupi punues ka kryer punën me seriozitetin më të madh. Pse dikujt i bie ndërmend diçka mendoj që çështjet që na kanë ardhur në komision nuk duhet m’i trajtu fare. Kur kemi trajtim të shtetasit e huaj ka ligje që i trajtojnë. Dikujt që i bie ndërmend krejt vonë më  vjen keq, por kjo e ulë seriozitetin e punës”, ka thënë Selmanaj nga LDK.

Hajdar Beqa nga PDK-ja ka dhëne rekomandimet e tij lidhur me pikat ku kërkohej deklarimi i pasurisë për personat që s’janë shtetas të Kosovës.

“Mendoj që të gjitha pikat për persona që nuk janë shtetas të Kosovës për deklarimin e pasurisë kërkojë të fshihet. Unë kisha përkrah personalisht propozimet nga Agjencia Anti-korrupsion”, ka thëne Hajdar Beqa.

 Me 9 vota për një abstenim u miratua raporti për deklarimin e pasurisë.

Në këtë raport u largua pika ku parashihej deklarimi i pasurisë për zyrtarët që nuk kanë shtetësinë e Kosovës dhe u vendos që  të mos përfshihen në deklarimin e pasurisë./Shqip.com