Lajme

PDK dënon kërcënimet ndaj Ramiz Lladrovcit

Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës, ka dënuar kërcënimet ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullaku, ka thënë se vullneti i qytetarëve në zgjedhjet lokale duhet të shprehet lirshëm – pasi kërcënimet kanë ardhur tash, pasi Drenasi shkoi në balotazh më 17 tetor.

“Jemi kundër çdo keqpërdorimi, kundër çdo shkelje të procedurave dhe kundër çdo kërcënimi që ky vullnet të ndryshohet. Jemi të shqetësuar dhe të brengosur për rastin e Drenasit, konkretisht kërcënimit që iu është bërë në adresë të kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci”, ka shkruar Abdullahu.

Lexo edhe:
Dëbimi i diplomatëve: Veprime si ky parandalojnë ndikimin rus në Kosovë

“Kërkojmë nga organet kompetente që të zbardhin çdo kërcënim dhe të ndërmarrin masa adekuate kundër të gjithë atyre që guxojnë të kërcënojnë këdo në Kosovë. Vullneti i qytetarëve të Drenasit nuk mund të ndryshohet me kërcënime”.

“Demokracia, konkretisht vullneti i lirë i qytetarëve të kësaj komune do të ngadhnjej dhe PDK mbron me konsekuencë këto vlera”.

Kryetari i Drenasit është raportuar të jetë kërcënuar.

Ai është duke garuar për mandatin e tretë në krye të kësaj komune.

Ndërsa, në balotazh përballet kundër Driton Ajazit, i cili nuk u kandidua për kryetar nga PDK-ja, përkundër se pretendonte ta kishte mbështetjen e degës. /Shqip.com